Ngjala e Shkodrës “floriri” i peshkatarëve! “Bagëti e Bujqësi”, peshku mistik që çmend turistët

23/11/2024 20:28

Ngjala është gjallesa ujore më e kërkuar nga peshkatarët, kjo për shkak të vlerës së saj.

Ajo shitet shumë shtrenjtë, fakt të cilët e pohojnë edhe vetë peshkatarët për “Bagëti e Bujqësi” me Rudina Muçën.

Gjatë një dite punë në Liqenin e Shkodrës peshkatarët treguan rëndësinë e kësaj gjallese, e cila kërkohet shumë nga konsumatorët, kryesisht turistët.

Megjithëse është kaq i kërkuar, vështirësia që ai të arrijë në rrjetë është e lartë.

Rudina arriti të kapë ngjalën e parë për peshkatarët, të cilët treguan hap pas hapi të gjithë procesin e tyre të punës, që nga hedhja e rrjetës deri tek dërgimi në tregje.

Në Liqenin e Shkodrës rriten 40 lloje peshqish mes tyre edhe ngjalla e rrallë.

Peshkatarët rrëfyen historitë e tyre për liqenin, teksa ata thonë se ditët më të mira për peshq janë atëherë kur fryn shumë erë, edhe pse u rrezikon jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA