Moti i keq me erë të fortë ka lënë pa energji elektrike disa zona në qarkun e Elbasanit.
Aktualisht njofton OSHEE janë pa energji elektrike 324 abonentë në të gjithë qarkun Elbasan.
Situata më e rënduar paraqitet në bashkitë Librazhd, Përrenjas, Gramsh.
Nga kushtet atmosferike janë shkaktuar dëme në sektorin energjetik sidomos në zonën e Librazhdit.
Për eliminimin e dëmeve janë në terren prej 48 orësh grupet e punës të cilat po punojnë për riparimin e defekteve.
Janë djegur trasformatorët në disa lagje të fshatrave të Librazhdit nga shkarkimet atmosferike. Gjithashtu në linjat e Tensionit të lartë dhe të mesëm ka pasur raste të rënies së pemëve të cilat kanë shkaktuar dëme në rrjetin energjitik në fshatrat e Librazhdit: Togëz, Dorëz, Zgosht, Fushë Struden Steblevë, Neshtë, Dranovicë , Orenjë, Librazhd Qendër, Vehçan, Xhyrë, Polis, Sopot.
Top Channel