Moti i keq me erë të fortë ka lënë pa energji elektrike disa zona në qarkun e Elbasanit. 

Aktualisht njofton OSHEE janë pa energji elektrike 324 abonentë në të gjithë qarkun Elbasan.

Situata më e rënduar  paraqitet në bashkitë Librazhd, Përrenjas, Gramsh.

Nga kushtet atmosferike janë shkaktuar dëme në sektorin energjetik sidomos në zonën e Librazhdit.

Për eliminimin e dëmeve janë në terren prej 48 orësh grupet e punës të cilat po punojnë për riparimin e defekteve.

Janë djegur trasformatorët në disa lagje të fshatrave të Librazhdit nga shkarkimet atmosferike. Gjithashtu në linjat e Tensionit të lartë dhe të mesëm ka pasur raste të rënies së pemëve të cilat kanë shkaktuar dëme  në rrjetin energjitik në fshatrat e Librazhdit: Togëz, Dorëz, Zgosht, Fushë Struden Steblevë, Neshtë, Dranovicë , Orenjë, Librazhd Qendër, Vehçan, Xhyrë, Polis, Sopot.

FOTO GALERI
3/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA