19/11 23:37
Liga e Kombeve ka mbyllur këtë edicion me sfidat e fundit që u luajtën mbrëmjen e së martës.
Gjermania barazoi 1-1 me Hungarinë, në një grup ku çdo gjë ishte e vendosur. Po në këtë grup, Holanda barazoi në transfertë, po 1-1 me Bosnje & Hercegovinën.
Në Ligën B, Uellsi siguroi ngjitjen për në Ligën A pas fitores 4-1 përballë Islandës dhe disfatës surprizë të Turqisë me Malin e Zi 3-1 në transfertë.
Suedia u ngjit në Ligën B me një fitore të bujshme përballë Azerbajxhanit me rezultatin 6-0, ndërsa Sllovakisë i mjaftoi një gol përballë Estonisë për të siguruar vendin e dytë.
Në Ligën D, Malta barazoi pa gola me Andorrën, duke i dhënë ngjitjen për në Ligën C Moldavisë.
REZULTATET:
Top Channel