Ngjela, Bekteshi, Myftiu dhe Shehu, shoqëria e revoltës në diktaturë që u dënua! Avokati: Ja ku mund të vritej Enveri

18/11/2024 09:26

Avokati Spartak Ngjela dhe shkrimtarja Vera Bekteshi kanë rrëfyer për ka rrëfyer për “Exclusive” disa detaje nga periudha e komunizmit. 

Ata dhe dy shokët e tyre ishin fëmijët e zyrtarëve të lartë të kabinetit të Enver Hoxhës, por që e kundërshtonin ashpër atë regjim.

Ngjela u shpreh se Enver Hoxha mund të vritej vetëm në shtëpinë e tij në Durrës, ose siç njihej ndryshe Blloku, pasi kontrolli nuk ishte aq strikt sa në Tiranë.

Ndërkohë Bekteshi ka rrëfyer internimin e saj dhe dënimin e katër shokëve të ngushtë.

Spartak Ngjela: E vetmja plan ishte do të vritej apo jo Enver Hoxha. Nuk kishte rrugë tjetër. Po të ishte vrarë Enver Hoxha do të kishte shpëtuar Shqipëria. Vetëm mund të vritej tek Blloku i Durrësit, pasi nuk ishte kaq i izoluar sa Blloku i Tiranës. Ai me një çadër qëndronte në Durrës, lexonte. Me një revole thyente qafën, por ishte doktrina.

Vera Bekteshi: Ne që ngelëm gjallë, unë dhe Taku, lamë dëshmi. Taku ka lënë disa vëllime me një analizë shumë interesante të diktaturës shqiptare dhe historisë së kampit lindor komunist. Unë kam shkruar për diktaturën, më i rëndësishmi është “Vila”. Ne të katërt u dënuam, Ladit iu mor jeta në kontekstin e tij. Agimi nuk u dënua, por u përzu nga Blloku. Më pas vdiq në një mënyrë të papritur. Kurse unë dhe Spartaku përjetuam, ai burg dhe unë internim të gjatë.

Spartak Ngjela është djali i Kiçi Ngjelës, asokohe me post drejtues si ish-ministër i Tregtisë. Vera Bekteshi vajza e Sadik Bekteshit, në kohën e diktaturës me pozicione të larta në Ushtrinë Shqiptare dhe i dënuar me grupin e gjeneralëve të ushtrisë në vitet ’70. Vladimir Shehu, djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu, Vladimiri u vetëvra në rrethana të paqarta ditë pasi u gjet i vrarë Mehmet Shehu. Agim Myftiu, djali i ish-zv.kryeministrit të regjimit, Manush Myftiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA