12 milionë rrënjë ullinj/ Prodhimi nuk kategorizohet dhe nuk ka një etiketim të mirëfilltë “Made in Albania”

16/11/2024 13:16

Në Shqipëri ka mbi 12 milion rrënjë ulliri, prej të cilave prodhohet edhe vaji i ullirit. Kujdesi i fermerëve, toka dhe kushte klimaterike bëjnë që në vendin tonë të prodhohet vaj ulliri i një cilësia shumë të mirë, por jo gjithmonë merr çmimin e duhur nga tregtarët.

Petrit Mici, ka mbi 350 rrënjë ulliri në Kuqan të Elbasanit, ai thotë se një çmimi i miri për fermerët e ullishtave është 700-800 lekë litri, në të kundërt bujku nuk arrin të mbulojë as kostot e prodhimit

Gazetarja Rudina Muça: Petrit sa vaj ulliri mendon të marrësh në këtë parcelë?

Fermeri Petriti Mici: Vjet arrita të prodhoja 1kuintal vaj që e përdora kryesisht për konsumim familjarë, ndërsa në 2022 arrita edhe të shesh por me një çmim mjaft të ulët . Ndërsa këtë vit pretendoj të marr 2 kuintal vaj ulliri

Gazetarja Rudina Muça: Sa do të jetë çmimi i vajit të ullirit këtë vit?

Fermeri Petriti Mici: Minimumi 1Litër vaji ulliri këtë vit do të kushtojë 700Lekë.

Mungesa e subvencionve bën që fermerët të lodhen shumë për të fituar pak nga prodhimi i tyre. Altini të gjitha parcelën e tij e vjel i vetëm pasi nëse do të punësonte punëtor në fund të sezonit nuk do të fitonte asgjë nga pema shekullore.

“Unë ullirin e vjel vetë më argat si dikur ndihmojmë njëri-tjetrin, pasi nëse marrim punëtor na shkon tepër shtrenjtë dhe nuk fitojmë asgjë”, tha fermeri Altin Mici.

Vaji i ullirit në Shqipëri nuk shitet sipas kategorive ekstra i virgjër, i virgjër, vaj ulliri dhe lampad, por çmimi është i njëjtë kjo sepse ministria e bujqësisë nuk ka krijuar një treg të mirëfilltë për vajin e ullirit Made in Albania, shitja e tij në bidona plastikë ul vlerën e këtij produkti organik, dhe vështirëson eksportin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA