Fasoneritë kërkojnë ndihmë/ Euroja e dobët dhe kostot në rritje, prodhuesit duan ndryshime fiskale për 2027

26/09/2026 12:12

Euroja që zhvlerësohet, kostot që rriten dhe mungesa e mbështetjes. Industria prodhuese në Shkodër po përballet me një presion të trefishtë, që sipas përfaqësuesve të biznesit po rrezikon vijimësinë e aktivitetit dhe në 3-4 fabrika ka çuar në falimentim.

Nga Shkodra Shoqata e Manifakturës Shqiptare i kërkon qeverisë ndryshime në Paketën Fiskale 2027, duke kërkuar më shumë mbështetje për bizneset prodhuese dhe eksportuese.

Zhvlerësimi i euros dhe rritja e kostove nuk janë shqetësimet e vetme.

Shoqata kërkon që këto problematika të merren në konsideratë gjatë hartimit të politikave fiskale dhe ekonomike për vitin 2027.

Synimi, sipas saj, është krijimi i kushteve më të favorshme për prodhimin vendas, mbështetja e eksportit dhe ruajtja e vendeve të punës në sektorin e manifakturës.

Top Channel