“Fjalën do t’ia përcaktosh ti si do e japë?”, Beqaj ‘mollë sherri’ mes Ndrecës dhe Vokshit: Bëtë plane gjithë natën me avokatin

12/11/2024 12:34

Kërkesa e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj ka nxitur debat në Komisionin Hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it.

Ai kërkoi që dhënia e dëshmisë të shoqërohej edhe me ilustrime fotosh apo videosh.

Kjo është kundërshtuar nga kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, duke nxitur edhe debat mes saj dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.

Vokshi: Kush jeni ju? Bëjeni tek Surreli jo këtu.

Ndreca: Jemi shumica

Vokshi: Bëni deklaratën ta lexoni se power point nuk vihet.

Ndreca: Do t’i heqësh të drejtën e fjalës? Fjalën do ia përcaktosh ti si do e japë?

Vokshi: Është komision hetimor pikë. Deklaratë, jo prezantim.

Ke tjetër drejtues politik o Edona, se doli në Sky Ecc. Keni bërë planet me avokatin gjithë natën. Po vika pso bëka konferencë shkencore, nuk ka ndodhur ndonjëherë, deklaratë aq sa ia lejon ligji, asnjë gram më shumë. Pse s’bëtë kështu për të tjerët? E ka kërkuar Ben Ahmetaj, nuk iu lejua.

Ndreca: Diskursi yt është shumë helmues për dëshminë që po presim.

Ish ministri i Shëndetësisë, Ili Beqaj ka lënë qelinë këtë të martë \, ndërsa është future\ në Kuvend i shoqëruar nga forca të shumta policie, ndërsa ka hequr xhupin për të mbuluar prangat.

Beqaj është i akuzuar për çështjen e Sterilizimit së bashku me ish-zëvendës/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, biznesmenin Ilir Rrapaj dhe 6 të tjerë.

Ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i koncesionit Ilir Rrapaj janë në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar.

Beqaj u arrestua më 4 korrik të këtij viti për një çështje tjetër, ku dyshohet se ka abuzuar me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, gjatë kohës kur ishte në krye të këtij institucioni.

Ish-ministri i është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ku më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim.

Beqaj mori postin e kreut të Agjencisë në nëntor të vitit 2022 dhe dha dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar, kur Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nisi ndaj tij hetimet për koncesionin e Sterilizimit.

Nën hetim janë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të komisionit të koncesionit të sterilizimit.

Kujtojmë se biznesmeni Ilir Rrapaj dëshmoi për disa orë në komisionin hetimor, ndërsa ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj më 20 shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA