Fenomemi i Piraterisë online është një nga temat kryesore që ka trajtuar Autoriteti i Mediave Audiovizive në bashkëbisedimet me operatorët kabllorë në të gjitha qarqet e vendit.
Në kontrollet e kryera në terren nga ekipet e transmetimit të AMA-s, janë konstatuar IPTV, të cilat aksesoheshin në rrjetin e brendshëm të një IP-je publike.
Në këtë server në paligjshmëri, pa të drejta transmetimi, jepej qasje për abonentët fundorë programacioni i platformës DigitAlb së bashku me paketën sportive Super Sport. Kjo nuk është hera e parë që bartës të IP publike përdoren për transmetime të përmbajtjeve, pa te drejta transmetimi. Edhe me herët nga ekipet e inspektimit të AMA-s, janë identifikuar transmetues piratë në Sarandë, Vlorë e Fier, të cilët janë bllokuar.
Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka bërë thirrje IP-ve publike që mos të heshtin apo të rrinë pa vepruar, pasi sipas saj, pirateria është e barabartë me vjedhje dhe vjedhja është krim. IP janë pasuri kombëtare për të cilat bartësit e tyre mbajnë përgjegjësi.
Top Channel