Në studion e Top Story u diskutua sot fitoja e Donald Trump si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke lënë pas Kamala Harris.
Ish-deputeti opozitar Myslim Murrizi komentoi fitoren e Trump dhe reagimet e para pas shpalljes së tij si president për herë të dytë.
“Një grusht hajdutësh shtiren, e urojnë nga halli. Modeli i lëpirjes, mendon se e ha Trump. Nga këta u gatua lavazhi dhe shpërlarja e truve. Nuk kemi ne në Shqipëri as të djathtë konservatore të ndarë as të djathë reale. Fitorja e Trump, e shoh më shumë mllef qytetar amerikan ndaj një politike marksiste të padekluara, sjellje me shumë fytyra në halle të ndryshme të kombeve të vegjël.
Ky që drejton Ukrainën është ndryshe, ata në Gaza quhen kriminel. Kanë pasur sjellje të pështirë. Ishin dy individë me karaktere të ndryshme. Këta ia vodhën votat edhe në vitin 2020. Për mua, nuk e shoh si sukses dhe avantazh për asnjë individ. Nuk e lexoj ashtu. Kush gëzon që thotë erdhi ky se kanë paguar lekë për foto”-u shpreh Murrizi.
Top Channel