Diellorët është rubrika me e re e emisionit “E Diell”, që bën bashkë të gjithë familjen në ekranin e Top Channel. Protagonistët e vetëm do të jenë fëmiijët dhe pjesë e programit mund të bëhet çdo vajzë e djalë nga mosha 4-12 vjeç.
“Ne në fakt, do të donim të sillnim traditën e programeve për fëmijë, tashmë të konsoliduar në Top Channel. Janë shumë të rëndësishëm fëmijët në punën tonë të përditshme, po do të donim të ndaleshim te talentet, në fakt ky nuk është një program për talentet sepse çdo fëmijë e ka yllin në ballë, do donim vetëm ta gjallëronim pak.
VIP-at e vërtetë të Diellorëve janë fëmijët, ata do të jenë protagonistët që do të na mbajnë me çiltërsinë e tyre, mprehtësinë e tyre gjatë kësaj periudhe kur ne do të bëjmë Diellorët.”, u shpreh Edi Manushi.
Qindra vogëlushë u bën pjesë e ditës së parë të audicioneve, me dëshirën për të shfaqur veten në ekranin që gjithnjë ka dedikuar hapësira të veçanta për ta.
Diellorët vjen në moderimin e Lei Krajës, që pas aventurave në det e në mal me “Pushime on Top”, vjen me një format krejt ndryshe për të.
“Një ditë shumë e bukur sot, me diell, me diellorët, audicionet kanë qenë plot, pafund kërkesa. Por, audicionet nuk mbarojnë sot, ne jemi gjithmonë në kërkim të fëmijëve sepse çdo javë do kemi fëmijë të ndryshëm.
Jam shumë e emocionuar, shumë e privilegjuar, jo të gjithë mund ta kenë këtë fat të jetë e rrethuar nga pozitiviteti, nga ngrohtësia, nga fëmijë me talent dhe unë them pse mos ti promovojmë këto vlera.”, u shpreh Lei Kraja.
Diellorët do t’ju mbushin shtëpinë me energji çdo të diel, duke nisur nga muaji dhjetor, ndërsa audicionet do të qëndrojnë të hapura dhe i përzgjedhuri i radhës mund të jetë fëmija juaj.
Top Channel