Fushata SHBA/ Modelja republikane ofendohet në kamera nga simpatizanti demokrat që shëtit qenin (fotot)

02/11/2024 21:57

Një simpatizant demokrat është regjistruar sot në kamera të ofendonte ‘për çështje politike” një mbështetëse të kandidatit republikan Donald Trump te njohur ne rrjet, duke i thënë se ‘meritonte të përdhunohej’ në një debat të ulët mes të dyve në West Hollywood, Kaliforni.

Fushata presidenciale në SHBA duket se vijon te nxjerrë në pah më të keqen e tifozëve partiakë, edhe pse ata nuk përfitojnë asgjë nga kandidatët që mbështesin.

Video e postuar online nis me modelen e rrjetit Emily Wilson, simpatizante republikane, e cila drejton transmetimin e quajtur “Unfollowed” dhe ka më shumë se 450,000 të abonuar në rrjet.

Kur ajo nis të regjistrojë, e pyet liberalin demokrat: “Unë meritoj të përdhunohem?”

“Nëse mbështet një përdhunues…,” ia kthen ai duke iu referuar kandidatit presidencial Donald Trump.

“Ai është dënuar për përdhunim,” thotë më tej burri që teksa qenin, edhe pse kjo nuk është provuar.

78 vjeçari Trump në fakt është paditur për abuzim seksual dhe shpifje në një padi civile nga shkrimtarja E. Jean Carroll, e cila akuzon se e ka përdhunuar në një dhomë të Bergdorf Goodman në fund të vitit 1995.

Megjithse Trump ka disa akuza për ngacmime seksuale gjatë viteve, ai nuk është dënuar kurrë për përdhunim.

Por burri në videon e Wilson duket se nuk kishte nevojë për shumë prova pasi nisi ofendimet e tij duke e quajtur modelen e rrjeteve sociale “gomare, idiote, kurvë e shëmtuar” dhe të tjera si këto.

Më tej burri tha: “Me siguri që je përdhunuar, dhe nuk e ke problem”.

Wilson ia ktheu ‘të papërmbajturit’: “Ti je i çmendur! Të kanë ikur trutë!” teksa gruaja dëgjohet që nis te qeshe prapa kameras.

“Ti po më thua se meritoj të përdhunohem?” ankohet ajo më tej.

“Unë shpresoj që …të marrësh atë që meriton,” përgjigjet burri duke pohuar me kokë.

Wilson më pas e pyet burrin për akuzat ndaj Presidenti Joe Biden ‘bënte dush bashkë me të bijën e tij minorene’, teksa burri i përgjigjet, “Biden nuk po kandidon për president.”

Wilson më tej vijon të ndjekë burrin në ecjen e tij, ndërsa i thotë më pas “të shikojë punën e tij” para se video të ndërpritet.

Nuk është e qartë se cfarë e nisi debatin mes të dyve, dhe as sesi mund të ketë përfunduar ai.

Në një postim në rrjetet sociale Wilson thotë me pas se fillimisht burri i kishte lëshuar disa fjalë nëpër dhëmbë.

Ajo shton: “Nuk kishte pasur ndonjëherë një shkëmbim kaq të ulët me një person, prandaj kisha nevojë ta shpërndaja”.

“Isha duke ecur vetëm me kapelën time të kuqe MAGA (pro-fushatës së Trump) kur ky burri me shikon e më thotë ‘ti po mbështet një perdhunues.’ Më pas më thotë se dhe unë meritoj të përdhunohem”.

Wilson nuk i është përgjigjur interesimit të mediave për debatin e publikuar, por postimi i saj kishte marrë rreth 3 milionë shikime, e shumë ripostime e pëlqime.

Burri në video nuk mund të identifikohej menjëherë, thonin mediat.

Por Wilson nuk është e re për kontradikta të tilla politike teksa në gusht ajo quante gratë demokrate ose liberale “të gjitha pa burrë dhe të shëmtuara”, teksa shtonte se “ato gënjenin kur thonin se bëjnë shumë seks”, shkruan rrjeti vendas New York Post.

FOTO GALERI
1/3
“Nëse mbështet një përdhunues...,” ia kthen ai duke iu referuar kandidatit presidencial Donald Trump.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA