Zyrtare, Ruben Amorim emërohet trajneri i ri i Manchester United

01/11/2024 13:13

Manchester United ka emëruar Ruben Amorim si trajner të ri.

Portugezi 39-vjeçar, i cili do të transferohet në Old Trafford nga klubi i Lisbonës më 11 nëntor, ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2027.

Ish-sulmuesi i United, Ruud van Nistelrooy, i cili mori drejtimin në mënyrë të përkohshme pasi Erik ten Hag u shkarkua të hënën, do të qëndrojë në tre ndeshjet e ardhshme të klubit.

Amorim, është trajneri i gjashtë i përhershëm i United që emërohet që nga drejtimi i 26-vjeçarit Sir Alex Ferguson që përfundoi me largimin e tij në 2013.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA