Fustanet otomane/ Ekspozita e stilistes Mirela Nurçe “udhëtim në perandorinë Osmane”

31/10/2024 20:44

Frymëzuar nga bukuritë e monumenteve kulturore turke, stilistja Mirela Nurçe sjell një koleksion unik, të titulluar “Udhëtim në Perandorinë Osmane”.

Stilistja zbulon se frymëzimi për të krijuar këto fustane madhështore ka nisur qysh në vitet 90, kur ajo vizitoi Stambollin për herë të parë dhe mbeti e magjepsur nga veprat artistike, muzetë dhe sitet e vendit.

Koleksioni u prezantua në Qendrën për Hapje dhe Dialog, ku mes të pranishmëve ishte fotografi i mirënjohur Fadil Berisha, që vlerësoi punën e mikes së tij, Mirelës.

E konceptuar si një ekspozitë lëvizëse në formën e fashion show, ky koleksion erdhi në kuadër të Ditës së Republikës së Turqisë, frymëzuar dhe bazuar në vlerat e trashëgimisë kulturore osmane në periudha të ndryshme kohore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA