Sulmi terrorist me 5 të vdekur dhe 22 të plagosur në Ankara, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit merr përgjegjësinë

25/10/2024 11:15

Anakaraja u trondit nga një sulm terrorist ku u vranë 5 persona dhe u plagosën 22 të tjerë pak ditë më parë.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ( PKK ) mori përgjegjësinë sot, të premten, për sulmin që ndodhi të mërkurën në kompaninë turke të mbrojtjes TUSAS që la pesë të vdekur.

Dy sulmues të armatosur, një burrë dhe një grua kryen sulmin në selinë e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSAS) në Ankara të mërkurën.

Si kundërpërgjigje Turqia ka nisur sulme ajrore kundër militantëve kurdë në Irak dhe Siri, pas një sulmi terrorist në selinë e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes (TUSAS).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA