Nuk po rigjen dot formën me Liverpool-in, Milani dhe Interi në “luftë” për sulmuesin e kombëtares italiane

25/10/2024 12:56

Federico Chiesa u la i lirë nga Juventusi në verë, me sulmuesin italian që u transferua te Liverpool për 12 milionë euro.

Por 27-vjeçari nuk po rigjen dot formën e tij, i cili deri tani ka luajtur në total vetëm 78 minuta.

“Reds”-at duket se po bëjnë gati planin që kanë për Chiesën, të cilin mendojnë që ta huazojnë në Serie A për pjesën tjetër të sezonit.

Kjo gjë ka ngritur menjëherë interesin e klubeve të mëdha, me Milanin, Interin dhe Romën që janë gati të nisin bisedimet me Liverpool, sipas asaj që raporton Calciomercato.

Tashmë çdo gjë pritet të shihet në janar, me Chiesën që ka ende pa kohë për të fituar besimin e Arne Slot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA