Përshtatja në çerdhe, sociologia: Në Shqipëri mungon faza e parë për njohjen me edukatorët dhe ambientet

23/10/2024 15:26

Dërgimi i fëmijëve në çerdhe është një periudhe përshtatjeje si për vogëlushët ashtu dhe për prindërit, që përballen me ankthin e ndarjes.

Por për ta bërë këtë periudhë sa më të lehtë, duhet që faza e përgatitjes të nisë disa muaj më herët, duke e prezantuar fëmijën si me edukatoren ashtu dhe me ambientet se ku do të qëndrojë.

Sociologia Marsi Simo thotë: “Fatkeqësisht më vendin tone këto gjëra nuk ndodhin pavarësisht se janë të nevojshme dhe bazike. Që do të thotë një edukatore që do të marrë në mbarëvajtje ketë fëmijë, ta takojë, ta njohë, pse jo të qëndrojnë në ambientet e jashtme, të luajnë pak dhe pastaj ti mësojë dhe prindërve se si do të jetë rutina e re në këtë çerdhe dhe këtë rutinë më pas prindi e përgatit ne shtëpi që do te thotë, oraret e gjumit, të ushqyerjes apo të gjitha veprimet qe ka bërë më përpara duhet të përshtaten afërsisht me ato të çerdhes.”

Dërgimi i fëmijëve në çerdhe e kopshte ndikon pozitivisht në zhvillimin e hershëm të tyre.

Sociologia Simo shpjegon se ndonëse fëmijët janë të vegjël, komunikimi  dhe ndërveprimi janë elemente kyç për një përshtatje sa më të lehtë.

“Do sugjeroja shumë dhe një metodë që quhet social stories. Prindi mund të përgatisë, të kapë, të shkrep apo të marri nga interneti foto të çerdhes ku do të shkojë fëmija, ambientin jashtë, brenda, edukatoren dhe ja prezanton fëmijës në këtë fazë përgatitje. Kjo do të ketë edukatorja, ky është oborri, këtu do hahet ushqimi. Dhe kjo edhe pse mund të duket në formë loje e përgatit shumë fëmijën me imazhin që të dijë se çfarë e pret. Një fëmijë që e di se çfarë e pret është më i sigurt dhe do ketë më pak problematika në përshtatje dhe koha e përshtatjes mund të jetë më e shpejtë”, shton ajo.

Interesi i prindërve për ti dërguar fëmijët në çerdhet dhe kopshtet publike në kryeqytet ka qenë në rritje nga viti ne vit ndaj janë shtuar dhe strukturat arsimore në zona ku ka pasur mungesa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA