Një banesë është djegur gjatë natës në fshatin Dervician të Dropullit.
Përhapja e flakëve rrezikoi dhe banesat fqinje, ndaj është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës të Dropullit dhe të Gjirokastrës për të penguar avancimin e mëtejshëm të zjarrit.
Banesa e djegur është në pronësi të shtetasit G.Çurie. Burrë dhe grua të moshuar përpara tri ditësh udhëtuan në drejtim të Greqisë për të takuar fëmijët që prej vitesh jetonin në emigracion. Zjarri dyshohet të jetë aksidental, si shkak i një shkëndije elektrike.
Top Channel mëson se zjarri është shfaqur rreth orës 01:37 në një banesë në të cilën për momentin nuk jetonte njeri. Kanë qenë banorët e fshatit Derviçan të cilët të alarmuar nga flakët dhe tymi kanë njoftuar për ndihmë Shërbimin Zjarrfikës.
Top Channel