E vetmja grua në mesin e dhjetëra të arrestuarve për trafik droge, ndryshon masa e arrestit për Enkeleda Bakalli

20/10/2024 14:24

Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e arrestit për Enkeleda Bakallin, gruan e vetme të arrestuar për trafik drogë nga Italia në Shqipëri.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se këtë fundjavë Bakalli është marrë sërish në pyetje nga SPAK, e më pas u ndryshua masa.

46-vjeçarja, e dënuar me arrest në shtëpi, tashmë do të ketë vetëm masën “detyrim paraqitjeje”, vendim i marrë nga gjykatësi Bibë Ndreca.

Ajo duhet të paraqit dy herë në muaj, në datën 4, ora 10:00, pranë policisë gjyqësore.

Në 23 shkurt të vitit 2023 ajo u dënua me arrest shtëpiak, pas kapjes së një grupi kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike.

Lexo edhe: Trafik droge në Itali dhe Shqipëri, GJKKO vendos sekuestrimin e pasurive të grupit kriminal

Enkeleda Bakalli është e vetmja grua në mesin e anëtarëve të bandës që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali. Emri i saj ka dalë në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Në një pjesë të përgjimeve ajo komunikon me Rexhep Dallupin, të akuzuarin tjetër në lidhje me arrestimin e njërit prej anëtarëve të grupit, Alfred Luli. Ajo ishte pjesë e grupit kriminal së bashku me bashkëshortin e saj Enver Bakalli.

DALLUPI Rexhep: Më tha vëllai (LULI Gjergji) që kanë marrë një avokat të fuqishëm…he pyetën. sa para do…dhe gjithashtu në Shqipëri angazhuan një avokat të fuqishëm për të biseduar me të dhe më pas e transferuan në Shqipëri pas 6 muajsh por në realitet ende nuk i ka dalë dënimi ai pret të shkoje në gjyq për të marrë dënimin.

Enkeleda Bakalli: Është e atij o shpirt? E more vesh naj gjë?

Rexhep Dallupi: Jo, nuk kam mundur të takoja askënd… kë duhej të takoja?

Enkeleda Bakalli: Me vjen keq për të (Alfred LUL) është djalë i mirë, na uli, na bëri.. (e kuptova që na bëri të punojmë).

Rexhep Dallupi: … Ai është i mirë … të paktën nëse mund të takoja vëllain e tij, (Gjergi LULI) por nuk e kisha numrin e telefonit, t’i jepja 500 euro për t’ia sjellë, vetëm një çështje respekti

Enkeleda Bakalli: Po po për respekt…por do ja shkruaj një herë të vëllait se mendoj se e kisha akoma në Facebook..

Rexhep Dallupi: Jo nuk ke pse ti shkruash asgjë vëllait, asgjë fare

Enkeleda Bakalli: Jo jo, vetëm (e pyes) çfare po bën’.. si je? … kush e di si është … po nuk e sollën në Shqiperi? (Alfredi LULI-n për të vuajtur dënimin në Shqipëri).

Rexhep Dallupi: Jo asgjë nuk e di kurrë, e kam pas në Facebook, por e kam hequr.

Enkeleda Bakalli: Por për mua nuk është problem sepse jam grua.

Rexhep Dallupi: Po edhe ti je e kontrolluar zemër edhe nëse je grua.

Enkeleda Bakalli: Jam si Xhuli, grua

Rexhep Dallupi: Xhuli nuk ka pasur numër kontakti etj., por për ta takuar…

Enkeleda Bakalli: Kush e di se si do te përfundojë tani… por nuk e dërguan në Shqipëri apo e dërguan?

Rexhep Dallupi: Varet nga dënimi që merr këtu…

Enkeleda Bakalli: Me vjen keq për të se ka pas edhe një grua të till.. ndoshta shtatzëne), i shkreti për të tjerët do ta marrë dënimin.

Lexo edhe: “T’i jepja 500 euro për respekt”, kush është trafikantja shqiptare pjesë e grupit kriminal, zbardhet përgjimi me ‘kolegun’: O shpirt…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA