Vjen reagimi nga Enea Karakaçi, administrator i OSHEE grup, pasi kreu i grupit, Gazment Bardhi në një konferencë për mediat ka kërkuar nga SPAK hetimin e shitblerjen e paligjshme të energjisë elektrike.
I ftuar në “Top Talk” nga Anxhelo Haruni në Top Channel, Karakaçi iu përgjigj akuzave të opozitës duke thënë se janë akuza false dhe abuzime politike.
Ndër të tjera ai tha se po hidhet pluhur mbi këtë sektor që është në mesin e një transformimi rrënjësor.
Po ashtu ai tha se “paaftësia për t’u përgjigjur me punë, bën që të hedhësh pluhur mbi një sektor që është në mesin e një transformimi rrënjësor”.
“Ju them që janë disa akuza false dhe abuzime politike që vijnë pasi denoncuesi është në të njëjtën zonë politik me zv.kryeministren, nga paaftësia për tua përgjigjur me punë dhe me debate politike, patjetër hedh pluhur mbi një sektor që është në mesin e një transformimi rrënjësor. Patjetër që është puna e tyre, ne vazhdojmë punën tonë. Unë si administrator jam i shqetësuar që sezoni i radhës vjen shumë shpjet dhe që duhet të jetë më i mirë se ky që kaloi.
Akuza lidhet me shitjen e energjisë elektrike apo jo në bursën e energjisë. Kjo bursë është ere, ka rreth 2 vite. Në dy vite ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm. Jemi bashkuar me palën kosovare,. Që ka 12 kompani që janë të regjistruar në bursën shqiptare të energjisë. Jo të gjitha flukset e energjisë kalojnë në bursë. Bursa e parë në rajon është ajo e Serbisë, që është krijuar para 15 vitesh. Në bursë nuk bën blerje afatgjata, por afatshkurta. Dua të theksoj se gjithë kompanitë publike janë promotorët më të mëdhenj të bursës.
KESH në dijeninë time bën çdo ditë tentativa në bursë. Bursa është akoma shumë e re. Pjesa më e madhe e operacioneve dështon pasi nuk ka kundërpalë që të blejë sasinë e energjisë.”, u shpreh ai.
Top Channel