Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni ishte e ftuar këtë të enjte në emisionin “Top Story” në Top Channel, ku foli për jajën e grup-kapitullit të parë të negociatave me BE-në.
Ajo u shpreh se në planin e rritjes Shqipëria merr 922 milion euro. Më tej Pirdeni theksoi se procesi ishte meritokratik.
“Në vitin 2020 BE publikoi metodologjinë e re të zgjedhimit. Që janë esenciale për shtetin e së drejtës. Këto kapituj përbehen grup kapitullin themelorë. Arsye është që fushat që përfshihen kanë rendësi thelbësore në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës. Duke nisur nga siguruar, politikat e azilit, aftësia që do të këtë tregu shqiptar që do ti përballet tregut të BE-së. Reforma në administratën publike është kriter, ne po përparojmë me reforma në administratën publike, është një proces meritokratik. Hapja e negociata s’mund të bëhej nëse shteti nuk ka arritur një fazë… Gjithë progresi nënkupton përfitimi për qytetarët, kriteri ekonomik është aftësia e tregut shqiptar për tu përballur me tregun e BE. Plani rritjes është nisur herët nga Rama. Çfarë parashikohet? Për 3-vjeçarin e ardhshme parashikohen 922 milion euro, 1/3 në formën e grantit. Kjo të kushtëzuara nga reformat në fushën e konkueshmërisë. Pjesa tjetër do të jetë në formën e kredisë së butë.”, tha ajo.
Top Channel