
22/02 18:07
Shqipëria arriti një fitore historike në Tbilisi, duke mundur për herë të parë Gjeorgjinë jashtë fushe dhe gjithashtu duke rihapur fatet e Grupit B1 në Ligën e Kombeve.
Ishte Kristjan Asllani, ai i cili me golin e tij vendosi fatet e këtij takimi dhe i dha Kombëtares kuqezi tre pikë të artë.
Për këtë, ai u shpall dhe lojtari më i mirë i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.4 sipas “Sofascore”.
Mbrojtja gjithashtu bëri një paraqitje të mirë, teksa Ramadani, Laçi, Bajrami dhe Asani nuk e arritën dot notën 7.
Top Channel