Të dhënat e fundit nga Eurostat tregojnë një fenomen shqetësues për shqiptarët: shpenzimet për bukë dhe drithëra përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të tyre, duke i vendosur këto shpenzime në nivele më të larta se në shumë vende të tjera evropiane. Kjo situatë ka një ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetesës dhe shëndetin e popullsisë.
Buka ka një rëndësi të veçantë në kulturën shqiptare, e cila shpesh konsiderohet thelbësore në çdo vakt. Kjo ka ndikuar që shqiptarët ta shohin bukën si një nevojë të patjetërsueshme, duke e bërë atë pjesë të pandashme të dietës së tyre. Megjithatë, siç thotë populli, “gjella me kripë e kripa me karar,” prandaj është e domosdoshme që konsumi i bukës të jetë i ekuilibruar dhe me kufi.
Sipas ekspertëve të ushqimit, çdo fetë bukë e konsumuar duhet të merret parasysh me kujdes. Racioni ditor i drithërave është i varur nga moshat, gjinia dhe aktiviteti fizik. Për gratë nga 19 deri në 50 vjeç, rekomandohet një konsum prej 6 racioneve drithi në ditë. Gratë mbi 50 vjeç duhet të konsumojnë 5 racione, ndërsa burrat e rinj (19-30 vjeç) kanë nevojë për deri në 8 racione drithi në ditë. Burrat nga 31 deri në 50 vjeç duhet të konsumojnë 7 racione, ndërsa ata mbi 50 vjeç 6 racione./ Tar
Top Channel