Qytetari sherr me dy punonjës të bashkisë Dibër, të tre përfundojnë në komisariat
11/10/2024 20:14
Një qytetar është përfshirë në sherr me dy punonjës të bashkisë Dibër.
Sipas policisë, rreth orës 16.00, në bulevardin e qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.M., për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasit B.K., dhe E.M.punonjës të bashkisë Dibër.
Të tre personat e lartpërmendur janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.
Top Channel