Khvicha Kvaratskhelia është bashkuar me Gjeorgjinë për duelet e ardhshme të kombëtares së tij në Ligën e Kombeve, kundër Ukrainës dhe Shqipërisë.
Tifozët e Napolit janë të shqetësuar për gjendjen e tij pasi në rrjetet sociale qarkulloi një foto e këmbës së djathtë të Kvaras. Imazhi bëri bujë, me këmbën e gjeorgjianit dukej vërtet e fryrë.
Goditjet e marra kundër Como duket se kanë pasur pasoja të rënda në gjendjen fizike të numrit 77.
Megjithatë, gjatë kampit stërvitor të Gjeorgjisë, ekipi kombëtar postoi një video në rrjetet e tyre sociale ku tregonte një Kvaratskhelia të buzëqeshur duke ecur drejt hyrjes së qendrës sportive. Gjithashtu u postua një tjetër video me Kvarën duke u stërvitur normalisht me fanellën e titullarit.
Mediat besojnë se është se është vetëm një mavijosje. Lojtari tashmë është gati të dalë në fushë, i cili pritet të jetë aktiv për duelin me Shqipërinë.
Top Channel