![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/ukraina_sd-800x450.jpg)
11/02 14:09
Protesta kundër Izraelit, e organizuar në Athinë nga shoqata palestineze dhe atyre të ekstremit të majtë grekë, përfundoi me akte dhune dhe përplasje me policinë.
Teksa protestuan kundër shtetit izraelit pikërisht në përvjetorin e masakrës në jug të Izraelit, disa prej të rinjve hodhën gurë dhe molotov drejt forcave të rendit.
Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe granata shpërthyese.
Disa të rinj u shoqëruan në drejtorinë e policisë së Atikës, por ende nuk dihet nëse ndaj tyre do të ngrihen akuza.
Top Channel