Mini-Maratona “Skampa” në Elbasan! Organizohet për të dytin vit radhazi, marrin pjesë 1500 vetë nga vende të ndryshme të botës

06/10/2024 20:23

Për të dytin vit me radhë Elbasani organizon minimaratonën “Skampa” e cila këtë vit ka regjistruar rreth 1500 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës të cilët vrapojnë në disiplinat 5, 10 dhe 21 km.

Vrapoj pre çerekshekulli pa u ndalur asnjë ditë. Vij nga Prishtina, pa modesti i dyti në Europë, i pari në Ballkan”.

Kam 70 e ca vite që vrapoj, jam 81 vite. Para një jave kam dalë kampion absolut i Ballkanit.”

“Vij nga Tirana. Vrapoj që para 30 vitesh. Nuk ka qytet më të mirë se Elbasani. Qytetet më të mira në botë janë qytetet ëjanë 300 m mbi nivelin e detit.”

“Doja të vizitoja Shqipërinë, jam nga Anglia dhe kërkova për një garë në Shqipëri. Elbasani duket një qytet shumë i bukur. Më pëlqen Shqipëria. Këto aktivitete i shërbejnë jetës dhe shëndetit. Mund të vrapojnë të rinj e të vjetër dhe është një mënyrë shumë e bukur për të parë qytetin.”

“Unë jam nga Zvicra, më pëlqen të vrapoj. Jam këtu me pushime dhe e shfrytëzova këtë mundësi për të marrë pjesë në këtë aktivitet”.

Por ndërkohë maratona shërbeu për të përcjellë mesazhe të rëndësishme sensibilizuese si lufta kundër kancerit të gjirit, lufta ndaj poliomelitit etj.

Një botë pa poliomelit. Poliomeliti vazhdon të jetë një sëmundje shumë e rrezikshme për shëndetin global dhe organizata ndërkombëtare Rotary International që nga viti 1985 e ka primare luftën ndaj poliomelitit“.

Aktiviteti pritet të kthehet në traditë për qytetin e Elbasanit, një traditë e cila përpos anës sportive pritet ti shërbejë turizmit dhe ekonomisë.

E gjithë fundjava ka qenë me hotelet e prenotuara në Elbasan. Maratona na ka shërbyer shumë për të promovuar qytetin, vlerat turistike dhe me sa kemi vënë re të gjithë kanë mbetur të kënaqur. Është viti i dytë që e organizojmë dhe do ta vazhdojmë çdo vit sepse ka sjellë rritje të turizmit“-shprehet Gledian Llatja, kryetar i Bashkisë Elbasan

Në minimaratonën Skampa 2024 morën pjesë vrapues nga 16 vende të botës si Anglia, Austria, SHBA, Sllovenia, Ukraina, Gjermania, Serbia etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA