VIDEO/ 15 ditë raportim në zemër të luftës! Gazetari Artur Bibe përmbyll misionin e vështirë, përjetimet nga fronti

06/10/2024 18:25

Pas 15 ditësh të vështira nga fronti i luftës në Liban, gazetari i Top Channel Artur Bibe ka mbyllur raportimin atje.

Së bashku me ekipin e Top Channel, duke rrezikuar edhe jetën, Bibe ndoqi nga afër luftimet Izrael-Liban dhe solli për publikun çdo zhvillim të fundit në kohë reale dhe pamje ekskluzive nga bombardimet.

Madje, një plumb ka qëlluar makinën e ekipit të TCH, ditën e djeshme, duke goditur gomën e makinës.

Gazetari Artur Bibe është shprehur në çdo lidhje direkte se frika e raportimit mes bombardimeve ishte e madhe, por dëshira për të kryer misionin gazetaresk në një ngjarje të tillë historike, ishte mbi gjithçka.

Vazhdojnë përleshjet në jug të Libanit. Nodhem në zonën Yaroun ku vazhdojnë luftimet trup më trup dhe banesë më banesë. Duket se Hezbollahu është goxha i përgatitur dhe i priste sulmet  e Izraelit, ushtria e të cilit duket se ka hasur vështirësi në përparim në Liban. Kanë deri në 1 km ndërkohë që vazhdojnë luftimet fshat më fshat dhe duket se nuk do të ndalojnë shpejt. Politika nuk ka gjetur një mundësi për t’i dhënë fund konfliktit.  Viktimat e kësaj lufte por janë njerëzit e pafajshëm që nuk kanë asnjë lidhje me politike dhe vendimet që merren.  

Unë jam Artur Bibe dhe për 15 ditë raportova nga fronti i Libanit të jugut për Top Channel.”-shprehet gazetari Bibe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA