VIDEO/ Marash Kumbulla është gati për Kombëtaren, mbrojtësi shqiptar shënon golin e parë në La Liga me Espanyol-in

05/10/2024 15:02

Marash Kumbulla ka shënuar golin e tij të parë në La Liga me Espanyol-in, i cili ka ardhur në javën e 9-të përballë Mallorcas.

Në minutën e 18’ të takimit, pas një krosimi në zonë nga ana e Jofre, 24-vjeçari shqiptar u lirua nga kundërshtarët dhe me një goditje me kokë tundi rrjetën.

Ky është një mesazh për trajnerin Sylvinho, pikërisht një ditë pas ftesës që Kumbulla mori për dy ndeshjet e tetorit kundër Republikës Çeke dhe Gjeorgjisë.

KLIKO KËTU PËR GOLIN

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA