Liga e Kombeve, lista me 24 lojtarët e Kombëtares për ndeshjen me Çekinë dhe Gjeorgjinë

04/10/2024 10:06

Shqipëria do të fillojë nga kjo e hënë zyrtarisht grumbullimin për dy ndeshjet e muajit tetor të Ligës së Kombeve, më datë 11 në Pragë përballë Çekisë dhe më 14 tetor në Tbilisi përballë Gjeorgjisë.

Në prag të grumbullimit, trajneri brazilian Sylvinho ka publikuar edhe listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy takime ku ka sërish mungesa lojtarësh kryesorë si Armando Broja dhe Rei Manaj, të dy këta të dëmtuar, ndërkohë që rikthehet Ernest Muçi që mungoi në ndeshjet e shkuara.

Një emër i ri në kombëtaren a është Adrion Pajaziti, lojtari i kombëtares shpresa i cili shkëlqeu në fitoren 2-1 ndaj Zvicrës muajin e shkuar ku shënoi të dy golat e fitores 2-1. Ndërkohë është vetë trajneri Sylvinho që sqaron dicka më tepër për gjendjen e lojtarëve.

“Në këtë grumbullim kemi 3 mungesa kryesore si Rei Manaj që është I dëmtuar ka filluar rikuperimin por nuk donim të rezikonim, ashtu si edhe Medon Berisha dhe Keidi Bare. Ndërkohë që kemi marrë një lojtarë si Pajaziti që mua më pëlqen shumë pasi në mesfushë luan shumë role dhe por është shumë I ri si Mitaj apo edhe Asllani, për këtë arsye në ekip kemi dhe na duhen lojtarë me eksperiencë si Gjimshiti apo Abrashi.”

Ndërkohë në repartin e sulmit është rikthyer Muçi ndërkohë që i vetmi lojtar qendror është Daku. Trajneri Brazilian për këtë repart tregon se përse nuk vendosi të thërraë lojtarë me karakteristika të ngjashme me Brojën dhe Manajn, si Marvin CUni, Tuci apo Vrioni.

“Ka shumë skuadra në botë që luajnë pa një lojtarë 9-nç dhe ne kemi disa lojtarë të tjerë jo si Dakun, por me karakteristika të tjera dhe duhet të adaptohemi të luajmë edhe kështu. Sigurisht që të gjithë lojtarët që përmenden si alternative ne I kemi në vëmendje dhe janë në listën tonë të madhe, por për momentin kemi vendosur me stafin të provojmë tjetër gjë.’

Ndërkaq në Kuqezinjtë do të rikthehen në Prag pas një viti nga barazimi në eliminatore e evropianit.

“Do të shkojmë në një ndeshje të vështirë dhe në fakt janë të dyja të vështira, Cekia dhe Gjerogjia. Cekia është një skuadër shumë e forte, fizike, kanë një lojë të shpejtë gjithashtu dhe ne duhet të përgatitemi mirë”.

Nga pasditja e të dielës lojtarët do të mbërrijnë në Shqipëri ku do të fillojnë grumbullimin ndërkohë që pritet të vijnë të gjithë deri pasditen e së hënës. Kuqezinjtë do të nisen më pas drejt Pragës mesditën e datës 10 tetor ndërkohë që të nesërmen më 11 tetor do të luajnë ndeshjen e parë të tetorit ndaj Republikës Ceke takim të cilin do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërdrejtë në Digitalb.

Lista e Kombëtares për dy ndeshjet e ligës së kombeve me 11 tetor me Çekinë në Pragë dhe më 14 tetor në Tbilisi me Gjeorgjinë:

1- Strakosha
2- Kastrati
3- Sherri
4- Hysaj
5- Balliu
6- Mario M.
7- Hadroj
8- Ismajli
9- Gjimsiti
10- Ajeti
11- Mihaj
12-Kumbulla
13-Ramadani
14-Asllani
15-Abrashi
16-Pajaziti
17-Laçi
18-N. Bajrami
19-Muçi
20-Asani
21-Seferi
22-Hoxha
23-Daku
24-Uzuni

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA