Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit
Ylli i kombëtares portugeze, Cristiano Ronaldo, ka tërhequr edhe një herë vëmendjen e të gjithëve pas përfundimit të sfidës mes Portugalisë dhe Uzbekistanit, e vlefshme për fazën e grupeve në Kampionatin Botëror.
Pas fërshëllimës finale, kapiteni luzitan ka dhënë një mesazh të qartë për të gjithë kritikët dhe tifozët e tij anë e mbanë botës.
Në një video që ka filluar të bëjë xhiron e rrjetit me shpejtësi, Ronaldo shihet teksa i drejtohet kamerave plot adrenalinë dhe pasion. Duke parë drejt e në objektiv, ai ka përsëritur dy herë me bindje të plotë: “U riktheva! U riktheva!” (Epestrepsa, epestrepsa!).
Kliko per të parë reagimin e Ronaldos
Ky shpërthim emocional vjen si një konfirmim i formës së tij fizike dhe i urisë së pashtershme për sukses në këtë Botëror. Për portugezin, ky kompeticion madhor është një tjetër skenë ku kërkon të lërë gjurmë të pashlyeshme. Me këtë deklaratë të shkurtër por shumë të fuqishme, CR7 ka entuziazmuar pafund mbështetësit e tij, duke u dërguar paralajmërimin e qartë kundërshtarëve se motivimi i tij është në nivelet më të larta.
Top Channel