MotoGP, Marc Marquez rinovon me Ducatin deri në 2028: Objektiva, akoma më ambiciozë
Legjenda amerikane e skive alpine, Bode Miller është në telashe pasi u arrestua në Idaho për posedim droge.
Lajmi u bë i ditur nga portali i kronikave gossip TMZ sipas të cilit, fituesi i 6 medaljeve olimpike në periudhën 2002-2016 u lirua me kusht dhe do të duhet të shfaqet në gjykatë në 29 korrik për t’iu përgjigjur akuzave.
Mësohet se arrestimi i skiatorit legjendar ka ndodhur pak ditë më parë dhe i parapriu disa ditë përvjetorit të 8 të një tragjedie familjare që në 2018, një vit pasi ishte tërhequr nga gara, goditi kampionin; ndarja nga jeta e vajzës së tij Emeline, vetëm 19 muaj pas lindjes, pas një incidenti në pishinë.
Kjo ishte një tjetër dramë në jetën e Miller që 5 vjet para kësaj ngjarje kishte humbur në moshën 29 vjeçare edhe vëllain e tij, Chelone, kampion në snoëboard, viktimë e një ataku epileptik.
Top Channel