Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit
‘Do të vendos për jetën time pas Botërorit. Në këtë moment duhet të jem i përqendruar te Botërori. Ajo që di është se ky trajner është shumë i zoti, ka bërë mirë në Portugali, te Manchester Unoted nuk i shkoi si donte, por mbetet një trajner shumë i mirë’-Kështu u përgjigj Rafael Leao pyetjes për të ardhmen e tij duke refuzuar të japë qoftë edhe sinjalin më të vogël në lidhje me të.
Sulmuesi portugez e shkroi emrin e tij në goleadën e Portugalisë ndaj Uzbekistanit teksa shënoi menjëherë sa hyri në fushën e lojës.
‘Duhet të festoj me familjen time, sepse ky sezon ishte i vështirë për mua, me dëmtime dhe gjëra të tjera-shtoi Leao-edhe sezoni me Milanin. Duhet të falenderoj familjen time që më ka ndihmuar deri tani. Kjo ndeshje, ky gol është për ta. Duhet të falenderoj trajnerin sepse më ka dhënë besim deri më sot sepse te Portugalia ka shumë lojtarë të fortë, kështu që jam shumë i lumtur që jam këtu’.
Top Channel