FIFA shkund Botërorin, ja si do të vendosen penalltitë nga faza e 1/16-ave e tutje!
23/06/2026 19:24
FIFA ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në protokollin e gjuajtjeve të penalltive, i cili pritet të hyjë në fuqi përpara ndeshjeve të fazës së 1/16-ave në këtë Kampionat Botëror.
Sipas rregullores së re të propozuar, procesi do të thjeshtohet duke realizuar vetëm një short me monedhë. Fituesi i shortit do të ketë të drejtën të zgjedhë ose të gjuajë penalltinë e parë, ose të përzgjedhë portën ku do të zhvillohet gjuajtja e penalltive. Nga ana tjetër, skuadra që humbet shortin do të duhet të pranojë opsionin e mbetur.
Ky ndryshim synon ta bëjë procedurën më efikase dhe më të drejtpërdrejtë për ekipet që do të përballen me presionin e madh të penalltive në rrugën drejt finales.
Top Channel