“Më erdhi dhuratë një copë druri brenda një kornize xhami”/ Spiropali: Më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit! Si njeri e kam falur, si politikane…

03/10/2024 22:55

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, foli në Forumin për Anti-korrupsion përpara mbledhjes parlamentare.

Ajo foli për situatën kaotike që u krijua në Parlament pak ditë më parë dhe se gjithashtu për copat e drurit që iu hodhën drejt saj.

“Ndihem e lumtur që jemi sot bashkë. Faleminderit që na dhatë rastin e kënaqësinë të shkëmbejmë ide më mirë dhe më qartë për atë që përditshmëria na bën të harrojmë, rrjedhën galoponte të ndryshimit. Një ndryshim që pak kohë më parë përballë skepticizmit fatal, ‘ky vend nuk bëhet’ na dukej e pamundur. Ky vend bëhet, ky vend po bëhet.

Dje vonë në mbrëmje një grup nga stafi mbështetës i Kuvendit më bëri dhuratën më të papërshtatshme që kam marrë ndonjëherë, një copë druri brenda një kornize xhami. Copa e drurit, këmba e karriges që një eksponent i opozitës e hodhi drejt meje për të më goditur. E di që më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit për të gjuajtur në shenjë. Si njeri e kam falur, si politikane nuk mund të rri pa thënë dy fjalë.

Pse kjo egërsi? Pse edhe në vendin që duhet të mbizotërojë dialogu dhe arsyeja, thirret në ndihmë dhuna e verbër? Nuk kemi mundësi të shtjellojmë të gjitha arsyet. Po ju them vetëm njërën nga ato, atë që ka të bëjë me rolin balancues të pushtetit gjyqësorë. Ka ndodhur pikërisht këtu ku prokurorët e përgjithshëm të këtij vendi, shiheshin si vartës, trajtoheshin si kundërshtarë dhe luftoheshin si armiq”, tha ndër të tjera Spiropali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA