Motrat binjake të ndara prej lindjes, ribashkohen për herë të parë dhe krahasojnë tiparet e tyre (fotot)

30/09/2024 17:38

Dy motra binjake të adoptuara nga familje të ndryshme kur ishin vetëm pesë muajshe, janë ribashkuar së fundmi në SHBA.

Binjaket bënë një ribashkim emocional kur mësuan se motra, ilustruar ne një program të njerëzve të humbur në televizion.

Në 1964, kur Michele Mordkoff e Allison Kanter ishin vetëm pesë muajshe, ato u adoptuan nga familje të ndryshme.

Dy familjet nuk ishin informuar se ato ishin motra, pasi kujdestarët menduan se ishte më mirë që ato të kishin kujdesin e familjeve të reja.

Michele e Allison nuk dinin që kishin motër por në vitin 2018, Michele ndiqte programin televiziv ‘Three Identical Strangers’ ku një treshe trinjakësh ishin dhene per adoptim nga shërbimet sociale dhe më pas ishin ndarë, sipas nje skeme eksperimentale.

Kjo bëri që Michele të kërkonte për ADN-në e saj dhe historinë familjare në rrjetin Ancestry.com, ku mësoi se kishte një anëtar të afërt familjeve për të cilin nuk dinte gjë, shkruan rrjeti CNN.

Michele vendosi të kontaktonte me personin që faqja e internetit thoshte se ishte i afërmi i saj, dhe rrjedhimisht dërgoi mesazhin te i biri Allison.

Ai më pas i tha nënës së tij: “Mama dikush më kontakton për të thënë se është familjar i yti prandaj më jep numrin e çertifikatës së lindjes”.

Shifrat treguan se Allison e Michele ishin motra binjake.

“Unë u shokova pasi mendoja se dikush më kishte vjedhur identitetin,” kujton Allison.

“Nuk e kuptoja çfarë po ndodhte por i lexova numrat dhe ai më tha, ‘Mama, është motra jote binjake’”.

Tre javë më vonë motrat e humbura prej kohësh u takuan ballë për ballë në New York, çka u dokumentua asokohe nga rrjeti The Atlantic.

Michele e Allison mësuan se ishin adoptuar dy ditë njëra pas tjetrës.

Ato e quanin të padrejtë që nuk ishin informuar kurrë se ishin ndarë apo se kishin një motër binjake.

“Është e çuditshme, jo vetëm sepse më ngjan por sepse kjo është e vërtetë dhe e dhimbshme”, thotë Michele në takim.

Megjithëse dy motrat nuk janë identike, ato zbuluan se kishin të njëjtat krahë, të njëjtat duar të vogla dhe shumë tipare të tjera te ngjashme.

Hetimet mbi adoptimin e Michele e Allison zbuluan se shumë binjakë të dhënë për adoptim ishin ndarë në mënyrë të ngjashme në vitet 1960 si pjesë e një skeme të kontestuar eksperimentale  adoptimesh, shkruan rrjeti britanik Ladbible.

FOTO GALERI
2/5
Dy familjet nuk ishin informuar se ato ishin motra

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA