Humbje e thellë ndaj Tottenham, United bie keq në Manchester

29/09/2024 20:14

Tottenham feston në “Old Trafford”, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme, 0-3 ndaj Manchester United, në sfidën e vlefshme për Premier League.

Ndeshja nisi në “malore” për “djajtë e kuq”, që e panë veten në disavantazh pas vetëm 2 minutash lojë. Një asist i Van de Ven nga krahët, që gjen plotësisht të lirë Jonson, me këtë të fundit që e ka lojë fëmijësh të dërgojë topin në rrjetë.

Në minutën e 42-të, një ndërhyrje naive e Bruno Fernandes ndaj Maddison sjell kartonin e kuq për mesfushorin portugez. Pavarësisht protestave të vendasve, vendimi i arbitrit mbeti i pakthyeshëm.

Në superioritet numerik, rruga për londinezët u bë edhe më e lehtë. Goli i dytë i Kulusevskit me një lëvizje të bukur në të 47-tën i dha goditjen finale skuadrës së drejtuar nga Ten Hag. United, u përpoq me forca të pakëta që të rifutej në lojë, por e pati gati të pamundur. Spurs thelluan shifrat 12 minuta para fundit me Solanke. Manchester United renditet në vendin e 12-të me 7 pikë, shumë larg pritshmërive. Sukses me peshë për Tottenham, që renditet në vendin e tetë me 10 pikë.

Premier League përcillet ekskluzivisht në Digitalb./Tar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA