Kryeministri i Polonisë u thotë njerëzve ‘të mos tremben nga ushtarët gjermanë’ (fotot)

20/09/2024 16:25
Tusk duke vizituar zonat e permbytjeve

Donald Tusk ka njoftuar se Berlini ka ofruar të dërgojë trupa ushtarake për të ndihmuar me dëmet e përmbytjeve të kësaj jave, duke risjellë në kujtesë për shumë vetë kohën e pushtimit të vendit nga Gjermania në Luftën e Dytë Botërore.

Tusk tha se qytetarët “nuk duhet ë alarmohen” nëse shikojnë ushtarë gjermanë në qytetet e tyre, teksa Polonia përballet me dëmet e përmbytjeve nga reshjet që sollën shkatërrim  në Evropën qendrore.

Duke folur mbrëmë nga qyteti Wroclaw, ku vijojnë ujërat e ngritur të përmbytjes, Tusk tha se trupat ushtarake do të ndihmojnë komunitetet në jug të Polonisë, dhe për këtë kishin ofruar ndihmë Turqia e Polonia.

“Nëse shikoni ushtarë gjermanë, mos u panikosni, kanë ardhur për të ndihmuar”, tha ai me nota shkakaje.

Polonia ishte vendi i parë i pushtuar nga Gjermania naziste në 1939, dhe më pas u çlirua nga sovjetikët në 1945.

Ndërkohë qeveria e kaluar në Poloni kishte kërkuar dëmshpërblim për pushtimin nga Gjermania, teksa qeveria e partisë Ligj e Drejtësi (PiS) kërkoi $1.5 trilionë nga Berlini.

Në shkurt pas ndryshimit të qeverisë, ministri Radoslaw Sikorski tha papritur se Vashava hiqte dorë nga pretendimet e dëmshpërblimit, shkruan rrjeti Sky.

FOTO GALERI
1/3
Duke folur mbrëmë nga qyteti Wroclaw, ku vijojnë ujërat e ngritur të përmbytjes, Tusk tha se trupat ushtarake do të ndihmojnë komunitetet në jug të Polonisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA