Sulm rus me dronë ndaj dy trenave në Ukrainë, të paktën 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Donald Tusk ka njoftuar se Berlini ka ofruar të dërgojë trupa ushtarake për të ndihmuar me dëmet e përmbytjeve të kësaj jave, duke risjellë në kujtesë për shumë vetë kohën e pushtimit të vendit nga Gjermania në Luftën e Dytë Botërore.
Tusk tha se qytetarët “nuk duhet ë alarmohen” nëse shikojnë ushtarë gjermanë në qytetet e tyre, teksa Polonia përballet me dëmet e përmbytjeve nga reshjet që sollën shkatërrim në Evropën qendrore.
Duke folur mbrëmë nga qyteti Wroclaw, ku vijojnë ujërat e ngritur të përmbytjes, Tusk tha se trupat ushtarake do të ndihmojnë komunitetet në jug të Polonisë, dhe për këtë kishin ofruar ndihmë Turqia e Polonia.
“Nëse shikoni ushtarë gjermanë, mos u panikosni, kanë ardhur për të ndihmuar”, tha ai me nota shkakaje.
Polonia ishte vendi i parë i pushtuar nga Gjermania naziste në 1939, dhe më pas u çlirua nga sovjetikët në 1945.
Ndërkohë qeveria e kaluar në Poloni kishte kërkuar dëmshpërblim për pushtimin nga Gjermania, teksa qeveria e partisë Ligj e Drejtësi (PiS) kërkoi $1.5 trilionë nga Berlini.
Në shkurt pas ndryshimit të qeverisë, ministri Radoslaw Sikorski tha papritur se Vashava hiqte dorë nga pretendimet e dëmshpërblimit, shkruan rrjeti Sky.
Top Channel