Projekti për hyrjen e Shkodrës/ Pas 21 bizneseve, do të prishen 55 banesa të komunitetit rom
18/09/2024 10:48
Ka nisur mëngjesin e sotëm, prishja e objekteve në hyrje të Shkodrës, për t’i hapur rrugë projektit të ri për rikualifikimin e hyrjes së qytetit.
Si fillim është prishur një hotel ndërsa gjatë ditës se sotme janë planifikuar edhe dy objekte të tjera për tu prishur.
Në total, janë 11 objekte pa leje për tu shkatërruar dhe 10 të tjera me leje por që presin procesin e shpronësimit.
Pas 21 bizneseve, do të prishen edhe 55 objekte banimi të komunitetit rom. Gjatë prishjes se objekteve, nuk ka pasur rezistencë dhe as reagime nga pronarët e tyre.
Top Channel