Mbështetësit e Donald Trump kanë ngritur së fundmi dyshimin se në detajet e një kopertine të javës që shkoi të revistës së njohur amerikane TIME Magazine, jepen detaje të tentativës së djeshme të atentatit ndaj ish-presidentit.
Kandidati republikan ishte duke luajtur golf në fushën e tij në Florida të dielën kur një burrë raportohet se kishte futur grykën e nja kallashnikovi mes gardhit nga rreth 300 metra larg për të qëlluar.
Në kopertinën e revistës së New York kater ditë më parë tregohej Trump i shqetësuar në fushën e tij të golfit, i ngecur në një pirg rëre, ndërsa imazhi shoqërohej me fjalët “Në telashe!”.
Komentuesja e njohur e djathtë Laura Loomer, e cila kohët e fundit i është bashkuar fushatës së Trump, shkruante në përgjigje të postimit për kopertinën e TIME: ‘Është një koinçidencë? Apo një koordinim?’
‘Një foto e Donald Trump në fushë golfi me fjalët “Në telashe”, shtonte dyshuesja.
“A ishte i planifikuar atentati ndaj President Trump në fushën e tij të golfit në Palm Beach FL?!’
Komenti i saj u shpërnda nga qidnra njerëz, duke përfshirë dhe figura të njohura në fushën elektorale, shkruan rrjeti Metro.
Një prej tyre pretendonte se revista TIME ‘kishte dhënë sinjalin e aktivizimit’ të atentatorit duke i dhënë ‘mesazhin dhe udhëzimet’.
Një tjetër teorist me më shumë se 100,000 ndjekës, komentonte mbi koinçidencën: ‘Tentativa e dytë kundër Trump, e parashikuar nga kopertina e revistës TIME Magazine! E pabesueshme!’
31 vjeçarja Loomer ka promovuar gjerësisht idenë se sulmet e 11 Shtatorit 2001 janë të organzuara nga vetë qeveria e SHBA.
Madje ajo ishte me Trump në ceremoninë përkutimore, në memorialin e tragjedisë gjashtë ditë më parë.
Për atentatin e djeshëm është emëruar autor 58-vjeçari nga Karolina e Veriut, Ryan Wesley, shkruan rrjeti Metro.
Top Channel