Mikroplastikat tashmë gjendet dhe në trurin e njeriut, thotë studimi (fotot)

17/09/2024 18:03

Ndotja është e lidhur me rritjen e numrit të të prekurve me sëmundjet neuro-degjenrative, shtojnë studiuesit.

Kërkues në Brazil kanë gjetur tashmë mikroplastika në indet e trurit të njeriut, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën JAMA, të Shoqatës Mjekësore Amerikane.

Copëza të vogla plastikash me masë 0.0055 deri në 0.025 milimetra ishin gjetur më parë në indet dhe gjakun e njeriut, por prezenca e tyre në indet e trurit tregon se sa thellë arrin ndotja e mjedisit ku jetojmë, thuhet në artikull.

Grupi i shkollës mjekësore në Universitetin e Sao Paulo ekzaminuar trurin e 15 individëve të vdekur me moshë 33 deri në 100 që kishin jetuar në Sao Paulo, qyteti më i madh i vendit.

Studimi tyre zgjati nga shkurti 2023 deri në maj 2024.

Mostrat e mikro-plastikave të nxjerra nga 15 individët e testuar u ekzaminuan dhe u zbuluan 16 përbërës sintetikë polimerësh.

Vendndodhja e tyre në tru sugjeronte se ndotësit ishin thithur nga hunda.

“Këto plastika janë kudo, në mobilje, qilima, veshje, në ajër e ushqim”, tha autori kryesor Dr Thais Mauad për rrjetin NBC News. “Ne e dimë se shtëpitë tona janë të mbushura me plastika ashtu si dhe paketimet e ushqimeve, pijeve”.

“Duke parë se mjedisi është i kontaminuar gjerësisht me mikroplastika, zbulimet duket të shtojnë shqetësimin se kjo kontribuon në përhapjen e sëmundjeve neuro-degjenerative”, shtonte profesori, sipas Forbes.

Një tjetër studim i këtij lloji ka dëshmuar se njeriu mund të intoksikohet me rreth pesë gramë plastika çdo javë në vendet më të ndotura, që është ekuivalente e peshës së një karte krediti.

FOTO GALERI
1/2
Vendndodhja e tyre në tru sugjeronte se ndotësit ishin thithur nga hunda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA