Macja ‘më e shëndoshë në botë’ nis të bjerë në peshë pas regjimit strikt të dietës e terapisë (fotot)

16/09/2024 18:22

Një mace tepër e shëndoshë e quajtur “Thërrime” ka rënë për herë të parë 1 kg pas një regjimi strikt në një kamp të specializuar.

Macja obeze ruse peshonte rreth 15 kg para e te shpëtohej nga rruga dhe nisjes së programit teksa ka nisur të heqë peshën e saj pas dy javësh në kamp.

Macja e quajtur ‘Kroshik’, (Thërrime), sepse pëlqente gjithmonë të hante thërrimet e rëna përtokë përveç ushqimit të saj, është nën kujdesin e veterinerëve në Perm, dhe më parë nuk arrinte të ngrihej në këmbë apo të kryente nevojat personale.

Tashmë Thërrimja ka humbur kilogramin e saj të parë pas regjimit strikt të dietës, terapisë së ujit dhe stërvitjes në makinerinë e ecjes.

Veterinerët e klinikës tregonin për rënien e saj në peshë duke thënë se ndodhi prej rritjes së lëngjeve të marra dhe aktivitetit fizik.

Në pamjet e publikuara maçoku shihet që vendoset në makinerinë e ecjes nga veterinerët, si dhe në terapi uji për të lehtësuar gjymtyrët e saj.

Por në foto Therrimja shihet që ‘shtrembëron fytyrën’ kur duhet të bëjë stërvitje dhe tenton t’i shmanget.

Specialistja Ekaterina Bedakova thotë se dhe tentativat e shmangies së ushtrimeve janë një shenjë e mirë.

“Kroshik shkaktoi rrëmujë sot duke tentuar të shpëtonte nga ushtrimet, por kjo do të thotë se tani është një djalë më aktiv. Ai u mërzit kur ne e zbuluan teksa maskohej sikur të ishte një shapkë”.

Felini u shpëtua kur u gjet teksa jetonte në një bodrum në Perm, ku ushqehej nga banorët dhe nuk kishte më kë të shoqërohej, pasi ishte braktisur nga të zotët e tij, shkruan rrjeti The Sun.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA