“Kryecensori i planetit, i korruptuar”, Berisha sulmon Soros: Aktiviteti i tij jashtë SHBA-së duhet të ndalohet

10/09/2024 20:56

Në fjalimin e tij të radhës nga ballkoni i banesës, kryetari i PD, Sali Berisha ka sulmuar sërish George Sorosin. 

Sipas tij, “Soros është miliarderi i vetëm në mijëra miliardjerë, që përdor paratë së pari për të promovuar monizmin duke krijuar mijëra organizata të shoqërisë civile dhe vendosur ato nën ombrellën e të majtës, njëlloj si dikur nën ombrellën e partisë shtet.”

Duke e quajtur një goditje për demokracinë, Berisha e cilësoi Sorosin si më të korruptuarin kryesor në planet dhe një miliarder që merret me politikë, e për këtë arsye sipas tij duhet të ndalohet aktiviteti i tij jashtë SHBA.

‘Xhorxh Soros është politikblerësi më i madh i të gjitha kohërave.  Për këtë arsye në mënyrë të përsëritur kam bërë thirrje që veprimtaria e tij politike jashtë SHBA të ndalohet. Përveç kësaj, mënyra se si këto miliarda disponohen dhe shpenzohen në vende të ndryshme është tipike praktikë korruptive. Soros është kryecensori i planetit. Nëse Xi Jinping dhe Vladimir Putin ushtrojnë censurën në territoret e vendeve të tyre, Sorosi me financimet që bën dhe diktimet, është kryecensor në botën e lirë dhe bën një dëm të jashtëzakonshëm të fjalës së lirë dhe mendimit të lirë”, tha më tej Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA