“Jeta është e gjatë”, Belind Këlliçi paralajmëron prokurorët e SPAK: Mos harroni se ka akuza edhe për…

29/08/2024 12:48

Ish deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka paralajmëruar sot publikisht prokurorët e SPAK që sipas tij janë kthyer në seksion të Partisë Socialiste.

Teksa po protestonte poshtë zyrës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Këlliçi u kujtoi prokurorëve se mund të akuzohen edhe për shpërdorim detyre.

“Nëse ju prokurorë të SPAK keni vendosur të bëheni përfundimisht seksion i PS mos harroni se ka edhe akuzë për shpërdorim detyre, fshehje provash, fshehje aktesh, dhe ka edhe akuza të tjera. Jeta është e gjatë. Këtu po flasim për vjedhjen e qindra milionë euro të qytetarëve, edhe tuajat, edhe të prokurorëve të SPAK, edhe të fëmijëve tuaj, edhe të socialistëve, edhe të atyre me dhe pa parti”.

Sipas tij “Veliaj rreh gjoksin çdo ditë se kolegët e tij i ka tërësisht nën kontroll, duke nisur nga Dumani, te Klodian Braho, te Dritan Premçi dhe prokurorë të tjerë që janë kthyer në shëmbëlltyrën më të shëmtuar të drejtësisë në vendin tonë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA