Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri As regjisori me skenarin më fantastik nuk do ta kishte imagjinuar dhe krijuar ngjarjen që ndodhi sot në Komunën e Parisit.
Pasi i kishte dhënë hua 50 mijë euro dhe firmosën tek noteri, mjeku Eqerem Hasani i cili më parë ka mbajtur edhe postin e shefit të Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme në QSUT është grabitur nga vetë borxhliu.
Atij i janë vjedhur 15 mijë euro nga miku i tij Olsi Bibollari.
E gjithë kjo ndodhi pasi mjeku harroi çelësin e apartamentit të tij në makinën e 38 vjeçarit.
Autori ka përfituar nga kjo pakujdesi e mjekut dhe i është futur në banesë duke i vjedhur shumën e majme prej 15 mijë eurosh.
Pasi nuk ka gjetur paratë, ka qenë vetë mjeku i cili ka denoncuar hajdutin “me fat”.
Më pas autori është identifikuar përmes kamerave filmike dhe është arrestuar.
Autori është pronar i disa bizneseve, edhe pse mori 50 mijë euro hua dhe 15 mijë të tjera i vodhi.
Top Channel