Milani sheh makthe me Fonsekën në stol dhe humb në ndeshjen e dytë të kampionatit përballë Parmës me rezultatin 2-1.
Kuqezinjtë zhvilluan një tjetër ndeshje të dobët, teksa e panë veten në disavantazh që në minutën e dytë me golin e shënuar nga Man. Pulisic barazoi shifrat në minutën 66, okr Milaji pësoi edhe golin e dytë në minutën e 77 nga Cancellieri.
Fonseka u duk i tronditur pas ndeshjes duke thënë se nuk e kupton se çfarë po ndodh. “Në stërvitje i bëjmë gjerat mirë, por në ndeshje skuadra nuk mbron sa duhet. Nuk mund të fitosh kur mbrojmë kaq keq dhe nuk e kam fjalën vetem për mbrojtësit”, tha trajneri i Milanit pas humbjes.
Kuqezinjtë kanë marrë 1 pike në dy ndeshjet e para. Ndërkaq Lacio u mund 2-1 nga Udineze, ndërsa Hysaj regjistroi ndeshjen e 300 në Serinë A. Mbrojtësi i kombëtares u aktivizua në minutën e 82.
Top Channel