ZYRTARE/ Surprizon Cikalleshi, sulmuesi shqiptar e mbyll papritur me klubin turk

23/08/2024 20:36

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, ka surprizuar me të ardhmen e tij, duke i dhënë fund aventurës me Konyaspor në Turqi.

Ka qenë vetë klubi turk që ka komunikuar ndërprerjen e marrëveshjes me 34-vjeçarin nga Kavaja, duke e falënderuar për të gjitha gjërat që ka bërë për skuadrën.

“Dëshirojmë të falënderojmë Cikalleshin, i cili ka mbajtur veshur fanellën e skuadrës sonë që nga sezoni 2020-21, i cili ka marrë titullin ‘Golashënuesi më i mirë i huaj në Super League’, në emër të Koniaspor për të gjithë kontributin e dhënë për klubin tonë. I urojmë suksese në karrierë Sokolit, i cili djersiti fanellën jeshilbardhë për 111 ndeshje”, njofton klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TÜMOSAN Konyaspor (@konyaspor)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA