Gentian Qejvanaj u nis me 30 qershor nga Kina me bicikletë, për të bërë një rrugëtim të gjatë, plot sfida dhe emocione për të mbërritur në Vlorë.
Udhëtimi i 36-vjeçarit kaloi nëpër shtatë shtete nga Uzbekistani në Taxhikistan, nga Kyrgystani në Azerbajxhan dhe nga Gjeorgji në Turqi e më pas në Greqi, për të mbërritur deri në Vlorë mbrëmjen e 5 qershorit
Kjo thotë Qejvanaj, ishte një sfidë që ai i i vuri vetës pas 10 vitesh jetese në Kinë
Vlora që mban flamurin e qytetit europian të sportit për vitin 2024, e meriton këtë promovim thotë Qejvanaj.
Bashkë me gëzimin që ia doli të përmbushë këtë sfidë personale, Gentiani beson se ky udhëtim do shërbejë edhe për të promovuar Vlorën turistike dhe Shqipërinë ndaj edhe zgjedhja e udhëtimit ishte pikërisht gjatë sezonit.
Top Channel