Autoboti u përfshi nga flakët në një pikë karburanti dy ditë më parë, humb në spital shoferi 35-vjeçar

11/08/2024 10:49

Ka humbur jetën shoferi i autobotit që u përfshi nga flakët në një pikë karburanti në autostradën Durrës-Tiranë dy ditë më parë.

35-vjeçari nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra pas djegieve që pësoi gjatë incidentit të rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e premte, ku autoboti shpërtheu në flakë në një pikë karburanti Gega Oil në autostradën Durrës-Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA